Osmani nga Berlini: Të ndërpritet ky rreth toksik! Bullgaria të tregojë lidership

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot pasdite nga Berlini niset për në Sofje. Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Oliver Varheji gjithashtu nesër do të mbërrijë në Sofje.

Për momentin nuk janë të qarta axhendat dhe takimet që do të kenë. Varheji pritet të takohet me presidentin bullgar Rumen Radev, kryeministrin Kiril Petkov dhe ministren e jashtme Teodora Gençovska. E kryediplomati Osmani konfirmoi për TV21 se pas vizitës në Sofje, bashkë me komisionerin për zgjerim të BE-së, Varhejin do të vijnë në Shkup. Përndryshe Osmani gjatë vizitës së tij të punës në Berlin, është takuar me kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, Mihajll Rot dhe kryetarin e Komisionit për Çështje të BE-së Anton Hofrajter.

“E informova Qeverinë dhe parlamentin (gjerman) për ecurinë e bisedimeve me Republikën e Bullgarisë, duke konstatuar se është koha që Bullgaria të tregojë lidership strategjik me qëllim që të ndërpritet ky rreth toksik i marrëdhënieve përcillet me vite dhe lë pasoja afatgjata mes qytetarëve nga të dyja anët e kufirit por gjithashtu edhe Bashkimi Evropian të ndërmarrë lidership strategjik ndaj rajonit sepse këto momente historike imponojnë një gjë të tillë”, tha Bujar Osmani, ministër për Punë të Jashtme.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey