Osmani tregon situatën me diplomatin e dëbuar rus

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për “kanal5” zbuloi për herë të parë për opinionin e Maqedonisë arsyet pse diplomati rus u dëbua nga vendi disa kohë më parë, gjegjësisht në maj të këtij viti.

Siç tha Osmani, ai hyri në ndërtesën e Ministrisë së Brendshme pa ftesë dhe pa motive të njohura.

“Nëse diplomati ynë u soll siç u soll diplomati i tyre … Nuk mund të ketë reciprocitet nëse ka pasur një incident diplomatik dhe nëse gjithçka është bërë në kundërshtim me rregullat e mandatit dhe statusin e një diplomati, gjegjësisht Konventës së Vjenës.

Nëse diplomati ynë do të sillej kështu, unë do ta tërhiqja atë pa pasur nevojë Rusia ta rikthente. Kjo është arsyeja pse unë e konsiderova vendimin e tyre si një hakmarrje politike, një vendim që bazohet në fakte për shkeljen e rregullave të sjelljes së një diplomati në vendin ku ai është”, tha Osmani.

Konkretisht kur u pyet se çfarë bëri ai njeri, Osmani tha.

“Epo, nëse diplomati ynë në Rusi hyn në Ministrinë e tyre të Jashtme të paparalajmëruar, unë jam i sigurt se Rusia do të bënte të njëjtën gjë, dhe jo vetëm Rusia, por çdo vend tjetër, pa hyrë në më shumë detaje”, tha Osmani.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey