Pacolli i reagon Kurtit: Qytetarët kanë nevojë për vaksina më shumë sesa politikanët

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka marrë vaksinën anti-Covid.

Pacolli përmes një postimi në Facebook tha se qytetarët dhe ata që përballen çdo ditë me Covid kanë nevojë për këtë donacion, më shumë sesa njerëzit e politikës.

“Vaksina “Astra Zeneca” e cila erdhi si donacion nga aleanca Covax, është e sigurt dhe e suksesshme në miliona njerëz në mbarë botën. Qytetarët dhe ata që përballen çdo ditë me Covid kanë nevojë për këtë donacion, më shumë sesa njerëzit e politikës, të cilët kanë më shumë mundësi ta mbrojnë veten, e jo duke shfrytëzuar donacionin”, ka shkruar Pacolli.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey