Pacolli rehaton ish-këshilltarin e tij si drejtor në Akademinë Diplomatike  

Akademia Diplomatike, një institucion që funksionon brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, është bërë me drejtor të ri.

Pas largimit nga pozita të drejtorit të Përgjithshëm, Beqir Ismajlit, nga 1 gushti, këtë pozitë do ta zërë Fatmir Haxholli, ish-këshilltar i ministrit në dorëheqje Pacolli.

Haxholli thotë se vendimi për emërimin e tij në këtë pozitë, ministri Behgjet Pacolli, e ka marrë më herët e jo pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, megjithëse nuk përmend datën se kur është marrë vendimi.

Haxholli bën të ditur se para emërimit për drejtor, fillimisht nga këshilltari ishte angazhuar si shërbyes civil në Akademi.

Ai beson të ketë përgatitjen e duhur dhe synon rimëkëmbjen dhe fuqizimin e Akademisë, pavarësisht se siç shprehet, ka në dispozicion staf në numër modest.

Ministria e Punëve të Jashtme, sërish nuk u është përgjigjur pyetjeve të televizionit për emërimet e fundit në këtë dikaster dhe kohën e vendimmarrjes.

Javën e kaluar, KTV-ja raportoi për emërimin e ish-këshilltarëve dhe anëtarëve të partisë së Pacollit në misione diplomatike në vende të ndryshme të botës.

Përndryshe, drejtuesi i fundit Akademisë Diplomatike, Beqir Ismajli, për të cilin gazeta “Koha Ditore” kishte raportuar të jetë dënuar për plagjiaturë në Egjipt, është dërguar për të udhëhequr misionin diplomatik në Arabinë Saudite.

The post Pacolli rehaton ish-këshilltarin e tij si drejtor në Akademinë Diplomatike appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 31, 2019 4:05 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=147994
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit