Pak interes për studime në Albanologji/ Përgjegjësi i katedrës problemin e sheh tek ekonomia e tregut

Ka rënë interesi i studentëve për t’u regjistruar në degën e albanologjisë në Fakultetin Filologjik pranë Universitetit Shën “Kirili dhe Metodi”. Përgjegjësi i katedrës, profesori Ismet Osmani thotë se në krahasim me vitet e kaluara, numri i regjistrimeve sivjet ka rënë, e kjo sipas tij, edhe për shkak të tregut aktual të punës.

“Ndikon edhe ekonomia e tregut, ku një numër i madh i studentëve regjistrohen në Fakultete të teknikës, sidomos në studimet e informatikës. Pastaj një pjesë e tyre studiojnë në Fakultetin Ekonomik, Juridik dhe me radhë. Kështu që një numër i vogël i studentëve mbetet që të studiojnë në Fakultete të tjera. Kuptohet edhe probleme të natyrave të ndryshme, qofshin ato demografike apo që përmendët edhe ju që largohen dhe shkojnë jashtë”.- deklaroi Ismet Osmani profesor dhe përgjegjës i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

Osmani tregon se të diplomuarit për gjuhë dhe letërsi shqipe kanë mundësi të shumta punësimi.

“Pjesa dërmuese e atyre që kryejnë gjuhë dhe ..

“Pjesa dërmuese e atyre që kryejnë gjuhë dhe letërsi punojnë edhe në gazetari, një pjesë e tyre punojnë edhe redaktorë gjuhësor ose korrektorë në shtëpi botuese dhe kështu me radhë. Domethënë ka vende ku ata mund të gjejnë veten për t’u punësuar pas kryerjes së fakultetit”.- thotë Ismet Osmani profesor dhe përgjegjës i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Profesori Osmani thërret të rinjtë që të studiojnë gjuhën dhe letërsinë shqipe, si pasuri kombëtare, mësime e studime të cilat më pas do tu përcillen brezave të ardhshëm.

Loading...