Palevski kërkoi përjashtimin e prokurores Krstevska dhe gjithë PThP-së, gjykimi u shty për më 3 shkurt
Dëshmitari Goce Trajkovski nuk dëshmoi në seancën e sotme për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, njoftuan nga Prokuroria Publike e RMV-së, transmeton Portalb.mk. I akuzuari i parë për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, Ljupço Palevski Palço, në fillim të seancës së sotme kërkoi përjashtimin e prokurores […]
Dëshmitari Goce Trajkovski nuk dëshmoi në seancën e sotme për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, njoftuan nga Prokuroria Publike e RMV-së, transmeton Portalb.mk.
I akuzuari i parë për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, Ljupço Palevski Palço, në fillim të seancës së sotme kërkoi përjashtimin e prokurores publike Zhaklina Krstevska dhe të gjithë PThP Shkup në këtë rast për shkak të hetimeve të kryera në mënyrë jo të duhur. Gjyqtari Ivica Stefanovski e shtyu gjykimin për më 3 shkurt, duke theksuar se duhet t’i lërë hapësirë prokurorit publik republikan Ljupço Kocevski që të vendosë për pretendimet në kërkesën për përjashtim.
Palevski, duke e paraqitur propozimin, para gjykatës tha se arsyet dhe provat gjenden në dy aktakuzat të cilat janë bashkuar në një procedurë gjyqësore, por edhe për dëshminë e rreme të dëshmitarit, dëshmi të cilat, siç tha ai, i paraqet me kërkesën për përjashtim.
“Bashkangjitur është edhe ekspertiza për telefonin, stacionet bazë dhe provat nga prokurorja juaj. Të gjitha këto prova janë përgatitur me urdhër të prokurores publike kompetente Josifovska, e cila edhe pse i ka ditur provat, nuk i ka përgjuar telefonat e dëshmitarit. Fshehja e armës 421 ditë hetime, duke mos sqaruar atë rrethanë të rëndësishme, nëse i akuzuari apo të akuzuarit posedojnë armë, është krimi më i rëndë që mund të kryejë një prokurori publik”, tha Palevski.
Prokurori publik, theksoi Palevski, ka harruar në listën e provave të përfshijë edhe gëzhojën e gjetur dhe të fabrikuar në lokacionin Rudnik, duke theksuar se ai si i akuzuar e ka paraqitur atë gëzhojë si provë.
“Po paraqes edhe një provë. I bashkëakuzuari Boro Videvski zotëron një pistoletë me leje dhe një pushkë gjuetie Mosberg. Së dyti, praktika kriminale tregon se krime të tilla kryhen me armë të blera në tregun e zi, por prokuroria duhet ta ekspozonte dhe ajo duhet t’ju përgjigjej pse nuk e bëri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, arma nuk ishte e regjistruar dhe nuk ekziston. Pse prokurorja publike nuk e ka marrë parasysh këtë është vetëm një dëshmi tjetër e qëllimit për të ngritur akuzë pa prova. Për të akuzuarin Boro Videvski nuk ka konfirmim për sendet e konfiskuara përkohësisht nga SPB Veles dhe nuk ekziston në dosjet e Prokurorisë”, tha Palevski.
Të gjitha dëshmitë, theksoi Palevski, nuk janë në sistemin e ri të MPB-së, por në Host të vjetër.
“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ende njerëz dashamirës të drejtësisë dhe lëshime të tilla të rënda dhe prova të një hetimi të keq i janë dorëzuar mbrojtjes. E gjithë kjo është dëshmi e hetimit të dobët të prokurores suaj”, tha Palevski.
Sipas tij, pyetjet që duhet të përgjigjet prokurorja janë se ku është arma në pronësi të një prej të pandehurve, pse 421 ditë Prokuroria nuk e zbardhi këtë fakt dhe pse ajo nuk e dorëzoi gëzhojën si provë.
“I gjithë imazhi i keq i Prokurorisë vjen nga zbatimi i urdhrave dhe hetimeve të tilla politike. Prandaj le të ketë gjurmë se në hetim është vërtetuar vepra penale e prokurorit publike, tha Palevski.
Prokuroria para seancës së sotme njoftoi se do të vazhdojë me paraqitjen e provave materiale dhe pas përfundimit të saj do të merret në pyetje dëshmitari Goce Trajkovski.
Seanca e sotme, duhej të vazhdonte me paraqitjen e videove në cilësinë e provës nga Prokuroria. Nëse përfundon me paraqitjen e provave, prokurorja publike Ana Stojkoviq-Dimitrovska do të japë deklaratë pas seancës.
Goce Trajkovski është një nga dëshmitarët kryesorë në rastin e rrëmbimit dhe vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi. Ai ishte dashur të paraqitej në seancë më 15 nëntor të vitit të kaluar, por nëna e tij Kiraca Trajkovska në një bisedë me gjykatësin tha se nuk mund të paraqitet në seancë për arsye shëndetësore – kishte sulm paniku dhe presin të gjakut.
Sipas dëshmive të deritanishme të dëshmitarëve të rastit, Trajkovski dhe babai i vajzës së vrarë 14-vjeçare, Aleksandar Gjorçevski, kanë zhvilluar hetim paralel me atë të policisë pas zhdukjes së Vanjës. Ata mblodhën dhe panë pamjet nga kamerat e vëzhgimit nga ambientet përreth ku lëvizte vajza.
Ndryshe, Trajkovski dyshohet se i ka vënë flakën një lokali në Kisella Vodë të Shkupit dhe deri javën e kaluar nuk ka qenë në dispozicion të organeve të rendit. Të enjten ai u dorëzua në polici.
Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.