Palmer me porosi: Qeverisni mirë paratë do të vijnë!

Filloi Forumi i Prespës për Dialog me temë: “Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon për të qenë Evropa e plotë”. Takimin për ekonomi dhe biznes Mathew Palmer përfaqësuesi special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor e nisi me kritika dhe porosi për liderët e Ballkanit.

Kur flitej për inkuadrimin e Ballkanit në tregun Evropian dhe investimet në vendin tonë, Palmer tha separatë janë duke qarkulluar në Botë për të gjetur vendet ku do të investohen, por a do të vijnë në Ballkanin Perëndimor, kjo do të varet nga liderët shtetërorë dhe nga politika që ata do të udhëheqin.

Ai madje i porositi liderët e Ballkanit Perëndimorë të qeverisin mirë dhe paratë do të vijnë! “Kali duhet të jetë para karrocës” – tha Palmer

“Merrni përsipër përgjegjësinë për të ardhmen tuaj për fatin tuaj merrni veprime në fushat ku mund të keni kontroll: Sundimi i drejtë dhe i mirë, qeverisje e mirë, përgjegjësi dhe llogaridhënie, paratë do të vinë, paratë po qarkullojnë në sistemin ndërkombëtar duke kërkuar vendet ku mund të shkojnë dhe të investohen. E gjithë kjo varet nga liderët e Ballkanit Perëndimorë sepse ata duhet të krijojnë klimë atraktive dhe të përshtatshme për këto investime me ndërkombëtarët. Dhe kur të sigurojnë kushte paratë do të pasojnë. Kali duhet të jetë para karrocës”, tha Palmer.

Fjalim në Forumin e Prespës për Dialog kanë mbajtur edhe biznesmenët. Njëri prej tyre, u ankua për mungesën e infrastrukturës në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

“Jemi nisur për të lëvizur drejt një tregu të përbashkët, por kjo është shumë e vështirë kur nuk kemi infrastrukturë e cila do ta mbështesë qarkullimin e lirë të mallrave dhe udhëtarëve që është edhe shtylla kryesore e themeleve të bashkimit Evropian. Infrastruktura është shumë e rëndësishme për të gjithë ne”, u shpreh një biznesmen.

Ndërsa zëvendëskryeministri i Qeverisë Fatmir Bytyqi u përgjigj duke akuzuar udhëheqësit e 30 viteve më parë për dështimin në luftën kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimin e shtetit.

“Të gjithë ne kemi nevojë të flasim për infrastrukturë të dobët dhe është efektive, qartë, nëse nuk kemi bërë për 30 vite, flasim për korrupsion sepse askush nuk ka bërë për 30 vite për korrupsionin dhe është e dukshme se kjo është shkaku i problemeve. Flasim për të qenit të hapur, sundimi i drejtë, përgjegjësi dhe llogaridhënie kjo është diçka që nuk ka ndodhur në të kaluarën. Mendoj se sot duhet ta shtrojmë këtë çështje”, potencoi Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal e Shqipërisë, Majlinda Bregu tha se sot duhet të festohet për roamingun falas në rajon. Nga sot qytetarët tarifën për roaming për thirrjet telefonike dhe SMS porosi do ta kenë me çmim sikur të ishin në vend. Por për të mos pasur keqpërdorime, kufizime do të ketë në internet. Forumi do të zgjasë dy ditë dhe në thelb të këtij Forumi janë tre shtylla: Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe Marrëveshja e Prespës.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey