Palmer nga Uashingtoni porosi të qartë palëve politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metju Palmer përmes një interviste për Zërin e Amerikës i ka përcjellë porosi të qarta palëve politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut. Ai ka shprehur qasje kritike lidhur me mungesën e veprimit qeveritar kundër korrupsionit. Palmer theksoi se SHBA-të presin që Qeveria më mirë të ballafaqohet me korrupsionin, ngase nga kjo do të varet se vendet anëtare të NATO-s a do të investojnë apo jo në këtë shtet, përcjell INA.

Lidhur me mungesën dhe vonimin e vaksinimit dhe se Qeveria a duhet të ketë përgjegjësi politike, Palmer ka theksuar se përgjegjësia politike nuk është çështje për të cilën duhet të vendosin SHBA, por është çështje e brendshme për të cilën vendosin qytetarët.

Diplomati i lartë amerikan ka komentuar bllokadën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga ana e opozitës. Sipas tij, se bllokada, bojkoti dhe moskryerja e punës nga opozita, nuk dërgon në progres dhe ka porositur opozitën të paraqitet në Kuvend.

“Është e rëndësishme që opozita të paraqitet në Kuvend, të kryejë punën e saj, t’i përfaqësojë interesat e qytetarëve të saj, njerëzve të cilët e kanë zgjedhur që t’i përfaqësojnë interesat e tyre. Bojkot, bllokadë, moskryerja e punës së tyre, asgjë nga kjo nuk dërgon në progres”, theksoi zëvendës-ndihmës sekretari amerikan Palmer në intervistën për “Zërin e Amerikës”.

Ai ka folur edhe për regjistrimin e popullsisë dhe ka porositur, se ai duhet të kryhet sipas standardeve të Eurostatit.

Palmer ka dërguar porosi të qartë, se negociatat për integrim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian duhet të fillojnë së më shpejtë që mundet. Ai theksoi se kontesti i hapur me Bullgarinë po ashtu është çështje që duhet të zgjidhet midis dy vendeve. Zyrtari i lartë amerikan ka komentuar edhe shpërndarjen e vaksinave përmes mekanizmit COVAX që tanimë sipas tij ka nisur të funksionoj, ndërsa siç shtoi “Rusia dhe Kina vaksinat po i shfrytëzojnë si instrument për ndikim në mënyra tejet problematike. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey