Pamje apokaliptike nga Australia/ Njerëzit të tmerruar tentojnë t’i shpëtojnë ferrit mbi tokë (FOTO)

Kryeministrja e shtetit australian të Uellsit të Ri Jugor ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme njëjavore për shkak të kërcënimit të përshkallëzuar nga zjarret.

Për këtë fundjavë janë parashikuar temperaturat të larta dhe erëra të forta, gjë që ka alarmuar autoritetet për një “rrezik nga zjarri ekstrem” në shtetin lindor australian.

Që nga shtatori, zjarret kanë vrarë 18 njerëz dhe kanë shkatërruar më shumë se 1.200 shtëpi nëpër Uellsin e Ri Jugor dhe Viktoria. Vetëm gjatë kësaj jave, të paktën 17 persona ende konsiderohen të zhdukur. Të shtunën pritet që temperaturat të arrijnë në 46 gradë celsius.

“Ne nuk i marrim lehtë këto vendime, por duam gjithashtu të sigurohemi që po marrim çdo masë paraprake për t’u përgatitur për atë që mund të jetë një ditë e tmerrshme të shtunën”, shtoi kryeministrja.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey