Panik në Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit, shpëtohen dy të moshuarit

Rreth orës 13:09 në Allias, Tiranë, në një banesë private ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë banesa është përfshirë nga flakët.

Policia së bashku me zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë mundur të nxjerrin dy të moshuar, shtetasit B. H.,80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore .

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey