Panovski: Nuk kanë logjikë masat restriktive për qytetarët që nuk janë vaksinuar

Mikrobiologu Nikolla Panovski vlerëson se nuk ka logjik në masat restriktive për qytetarët të cilët nuk kanë vaksinuar. Sipas Panovskit, nuk ka nevojë që dikujt t’i imponohet që të vaksinohet pasi që me mijëra të cilët e kanë kaluar kovidin kanë numër të madh të antitrupave, teksa në shumë raste edhe më të madh se ata që janë vaksinuar.

“Kjo nuk ka lidhje me medicinën, as me epidemiologjinë. Nga ana tjetër, mundet që nga e hëna të vaksinoheni dhe për 15 inuta të uleni në kafe. Ndërsa, imunitetin do të fitonë në nëntor ose dhjetor”, deklaroi Panovski për BIRN.

Panovski më tej shtoi se organizimi i vaksinimit ka qenë i keq, pasi dikush ka pritur katër orë në pikat e vaksinimit dhe ka vendosur të mos merr vaksinën. /SHENJA/

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey