Paqe në derbin e Ruhrit, Bayerni fiton dhe merr kreun

Sharing is caring!

Nuk ka fitues në derbin e Ruhrit mes Schalke 04-ës dhe Borussias së Durtmundit, pasi në “Gelsenkirchen” nuk arriti asnjë prej skuadrave të dërgojë topin në rrjetë, duke bërë që sfida të mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0.

Takimi ishte i një niveli mjaft të lartë, me verdhezinjtë nga Dortmundi që kontrolluan më shumë topin, por Schalken që u tregua shumë e saktë me zbritjet në kundërsulm, gjithsesi në fund të dy skuadrat u detyruan të kënaqen me nga një pikë.

Rikthehet te fitorja dhe merr momentalisht kreun e renditjes Bayerni i Mynihut, që mposhti me rezultatin 2-1 Union Berlin, falë golave të Pavard dhe Lewandowski. Vlen të përmendet se për miqtë u akorduan edhe dy 11-metërsha, por vetëm njëri u shndërrua në gol.

Zhgënjen sërish Leipzigu, që nuk fiton në kampionat që prej 21 shtatorit dhe sot u mposht me rezultatin 2-1 nga skuadra e Freiburgut, ndërkohë që për këta të fundit nuk ishte as në stol mesfushori i Shqipërisë Amir Abrashi.

Ka marrë fitoren e parë sezonale ndërkohë Paderborni i Klaus Gjasulës, që triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Dusseldorfit, me nga një gol të shënuar për çdo pjesë dhe mbeti sërish në vendin e fundit, por tashmë me 4 pikë.

Titullar si zakonisht në këto 9 javë të para, ishte edhe mesfushori i kuqezinjve, Klaus Gjasula, që u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë dhe qëndroi në fushë deri në minutën e 78’, kur edhe fati i takimit ishte vendosur.

Sharing is caring!

Loading...
shares