Para largimit nga BB VIP, Sarah tregon se i shkroi një letër DJ PM: Do të më mungojnë puthjet e tua me pështymë, faleminderit për çdo gjë

Gjatë ditës së sotme, një bisedë është zhvilluar mes blogeres Sarah Berisha dhe modeles Beniada Nishani.

Influencerja nga Shqipëria ka shprehur mallin për DJ PM pas largimit të tij, me të cilin nisi një njohje brenda shtëpisë.

Para se të merrte valixhet, ajo ia kishte lënë një letër me një mbishkrim mjaft të bukur e po aq edhe emocional.

“PM të kam zemër. Do të më mungojnë puthjet e tua me pështymë, se i thosha unë atij të mos më puth me pështymë. Faleminderit për çdo gjë që më dhurove këtu brenda”, tha Berisha.

Sarah dhe PM ndërkohë kanë lënë gjërat për jashtë, e pse jo edhe për një romancë dashurie.

Pajtim Krasniqi u largua nga spektakli BB VIP ditën e premte, gjersa DJ DAGZ është rikthyer sërish për të vazhduar garën i vetëm.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey