Para pak ditësh u martuan, çifti i njohur kosovar jep lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë

Robin dhe Marigona Krasniqi do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmi i ëmbël vjen vetëm pak kohë pasi ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ka qenë modelja e cila ka zbuluar se do të mirëpresin fëmijën e tyre të parë në përvjetorin e lindjes së boksierit.

Ajo ka publikuar në Instagram disa foto ku dy prej tyre janë ekot e bebes ndërsa në njërën shihet Robin duke e puthur atë në ballë.

“Jam shumë mirënjohëse për të gjitha momentet e mrekullueshme që kemi ndarë së bashku. Uroj që të vazhdosh të ndash gjithmonë me mua momente kaq të bukura.

Ti je shpërblimi i përsosur për mua, për dashurinë time të vërtetë. Gëzuar ditëlindjen burrit më të mirë dhe dashuria ime që do bëhet baba”, ka shkruar ajo krahas postimit.Ndërkohë dhe Robini ka shprehur emocionet e tij.

“Falenderimi i takon Zotit që në ditëlindjen e 35-të më dha dhuratat më të mira në jetë! Qëllimin dhe ëndrrën më të bukur në jetë, Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi familjen tonë!!”, ka shkruar ai krahas fotos.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey