“Para para” e Geasy, Majk dhe Ermal Fejzullahu për një javë arrinë 2 milionë shikime

Artistët e estradës lansuan projektin e tyre muzikor javën e kaluar.

Dhe, bashkëpunimi i tyre siç duket ka rezultuar i suksesshëm.

Kjo duke u bazuar në shikueshmërinë e klikimeve në kanalin zyrtar në YouTube.

Geasy, Majk dhe Ermal Fejzullahu kanë arritur 2 milionë shikime me këngën ‘Para para’ të publikuar me videoklip me 12 maj.

Treshja e kanë publikuar në storiet e tyre në Instagram këtë sukses duke e ndarë me ndjekësit e tyre.

Ndryshe, ky është bashkëpunimi i parë mes Geasy, Majkut dhe Ermal Fejzullahut.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey