Paralajmërimi i OBSH: Mos paguani kesh por me kartela pasi rrezikoni koronavirusin

Si të dallojmë një grip të zakonshëm nga koronavirusi?Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar që njerëzit të mos paguajnë me kartëmonedha, por të gjejnë mënyra pagese pa para’ në dorë, pasi, sipas saj, kartëmonedhat mund të përhapin virusin.

“Të gjithë ata që kanë përdorur kartëmonedha, duhet të lajnë menjëherë duart pasi Covid-19 mund të qëndrojë te paratë ashtu si në çdo sipërfaqe tjetër për disa ditë”, thonte përpara disa ditësh OBSH, ndërsa sot ka këshilluar që njerëzit të bëjnë pagesa digjitale.

Në të gjithë botën, numri i rasteve me koronavirus ka kaluar shifrën 109 000, me mbi 3 800 të vdekur dhe mbi 60 000 të shëruar.

The post Paralajmërimi i OBSH: Mos paguani kesh por me kartela pasi rrezikoni koronavirusin appeared first on ShqipMedia.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey