Paralajmërohet, gjendja në veri nuk është stabile

Kjo është vlerësuar nga ekspertët e sigurisë

Kërkohet më shumë kontroll nga Policia e Kosovës për siguri të qytetarëve në veri të vendit.

Veriu i Kosovës gjithmonë është konsideruar një zonë problematike për shkak të përplasjeve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Disa javë më parë një grup I alpinistëve madje janë sulmuar me armë zjarri në Zubin Potok nga disa persona që dyshohet se janë nga komuniteti serb.

Janë ekspertët e sigurisë ata që thonë se gjendja në veriun e Kosovës nuk është stabile.

Nuredin Ibishi, njëri nga ta, tha se Policia e Kosovës deri më tani i ka menaxhuar mirë situatat e krijuara atje.

Ai është shprehur optimist lidhur me statusin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Jo stabile gjendjen në veri e ka konsideruar edhe ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati.

Ai tha se Kosova duhet ta marrë nën kontrollë veriun, sepse mos respektimi i shtetit në atë pjesë është shqetësues.

E për këto situata të krijuara ai ka kritikuar mënyrën e qeverisjes tash e sa vite.

Investimi në kushte më të mira e mjete për ushtrinë e Kosovës është konsideruar si i domosdoshëm për sigurinë e vendit. /T7/

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey