Paralajmërohet shtrenjtimi i rrymës në Maqedoni, por edhe protesta masive

Autoriteti i pavarur që vendos për çmimin e rrymës, Komisioni Rregullator i Energjisë, është duke shqyrtuar kërkesat e kompanive për rritjen e çmimit.

Kompanitë e energjisë tashmë kanë paraqitur kërkesat e tyre në komisionin rregullator, dhe nga sa dihet, MEPSO po kërkon një rritje të çmimit për shërbimin e tyre, NEMO me 45 përqind, ndërsa Elektrodistibuimi për 0.95 përqind. Drejtori i MEPSO, Kushtrim Ramadani kërkoi rritje të dyfishtë të cmimit për transmetimin e energjisë që po e bën kjo kompani.

“Kemi kërkuar rritjen e [mimit. Kur kemi parë se për pjesën e MEPSO në një faturë prej 1000 denarëve ndahen vetëm 3,5% apo vetëm 35 denarë, ne kërkojmë që të dyfishohet kjo, sepse synojmë modernizimin dhe investime”, theksoi Ramadani. Sipas Komisionit Rregullator të Energjisë, nëse pranohen të gjitha kërkesat e ndërmarrjeve, rritja e çmimit do të ishte 5 përqind, por me kusht që AD ESM në qershor në tenderin e EVN HOUM të mos ofrojë një çmim më të lartë për energjinë elektrike të prodhuar. Ditë më parë, edhe drejtori i Përgjithshëm i Shoqërisë Aksionare EEM, Vasko Kovaçevski, ka thënë se nuk mund as t`i konfirmojë, por edhe as t`i demantojë spekulimet në opinion rreth çmimit të eneregjisë elektrike.

Por nga ana tjetër, organizatat joqeveritare dhe ato për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit kërkojnë që të parandalohet kjo dhe të mos shtrenjtohet energjia elektrike. Përndryshe, sipas tyre, do të ketë protesta masive.

Lëvizja “ Boll më” me seli në Tetovë tashmë ka organizuar dhjetëra protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Kjo lëvizje paralajmëron se nuk do të rrijnë duarkryq dhe se kërkojnë që qytetarët sa më masovikisht të përkrahin protestat që do të pasojnë. Protesta kanë paralajmëruar edhe lëvizje të tjera qytetare. “Përdorimi i energjisë elektrike nuk duhet të jetë luks, por nevojë themelore e qytetarëve”, theksoi për Alsat sindikalisti Marjan Risteski. Ai paralajmëron se nëse rritet çmimi i energjisë elektrike, një pjesë e madhe e familjeve do të kenë probleme me pagimin e këtij obligimi, duke shpjeguar se mijëra qytetarë kanë humbur punën periudhën e fundit. Bën thirrje të mendohet mirë para se të merret ndonjë vendim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey