“Parcelat në Vodno”: Dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria

Me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria, të cilët flisnin për banesat në rr. “Bihaqka”, për të cilët në akuzë pohoet se janë të ish kryeministri Nikolla Gruevski, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për rastin “Parcelat në Vodno”.

Dëshmitarja Tatjana Stojanovska, e cila tha se në emër të saj ka banesë në rrugën “Bihaqka” , dhe një tjetër pranë saj në emër të firmës udhëheqëse e së cilës është ajo, por që ato nuk janë të saj, por të personit të tretë. Në fletëpronësi po, por unë nuk i posedoj”, tha Stojanovska.

Mendoj se në periudhën e vitit 2008-2009 drejtori Aleksandar Ivanovski mu lajmërua se duhet të blehet banesë atje dhe kështu ndodhi, nën ingerencat e tij. “Ai erdhi dhe tha se duhet të blehet banesë për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, sepse për shkak të përgjimeve të mos ketë fqinj të padëshiruar, do të thotë vetëm të figurojë. Ajo ka shkuar përmes Agjencisë për patundshmëri “Astoria”. Të dy u pajtuan atje. Erdhi njeriu dhe shkuam në noter. Aq ishte, nuk kishte asgjë”, sqaroi Stojanovska.

E pyetur nëse ajo ka dhënë para për këtë banesë dhe nëse ka pasur çelës, tha se as nuk ka dhënë para as nuk ka marrë çelës dhe se asnjëherë as nuk ka hyrë as nuk e ka parë atë banesë.

Stojanovska, gjithashtu tha se është pronare dhe udhëheqëse e firmës ITK inzhenering, e themeluar në vitin 2008-2009 për arsye që të marrë pjesë në tender publik, në të cilën është blerë tokë ndërtimore në Vodno, si dhe në emër të këtij personi juridik ka regjistruar edhe një banesë në rrugën “Bihaqka”.
Për atë si ka siguruar para për blerje të banesës, dëshmitarja tha se ato janë sigurar nga Aleksandar Ivanovski përmes huave.

“Banesa ishte në adresën e njejtë , njëra pranë tjetrës që ishte regjistruar në emrin tim. Banesa ishte blerë nga një çift i moshuar, njejtë për Nikolla Gruevskin. Nuk kam çelës dhe asnjëherë nuk kam qenë në atë banesë”, tha dëshmitarja.

Për të dyja banesat, dëshmitarja tha se ka marrëveshje dhe akte të noteriatit që i posedon.

“Në vitin 2018, para arratisjes së Gruevskit, marrëveshje për qira më solli Alek, të formosura nga kryeministri Nikolla Gruevski për ta nënshkruar unë dhe t’i kthejmë. Marrëveshjet ishin se në afat prej pesë vitesh do të renovohen pa kurrfarë kompensimi”, tha dëshmitarja Stojanovska.

Në pyetjen e mbrojtësit sipas detyrës zyrtare të Gruevskit, Stojanovska tha se asnjëherë nuk është takuar, as në telefon nuk ka biseduar me Nikolla Gruevskin.

E pyetur nëse është e sigurtë ose vetëm mund të supozojë se ato banesa janë të Gruevskit, dëshmitarja tha “po”, mundem vetëm të supozoj.

Në pyetjen e avokatit Elenko Millanov, nëse paratë për banesën dhe tokën janë siguruar nga Aleksandar Ivanovski, dëshmitarja tha po, duke potencuar se ai asnjëherë nuk i ka shfrytëzuar.
Rastin e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurja publike Lile Stefanova.

Në seancën e sotme së pari ishte dëgjuar dëshmitarja Biserka Jovkovska Qaeva, e cila së bashku me bashkëshortin ka blerë banesë prej 57 metra katror në rrugën “Bihaqka”, të cilën pastaj e ka shitur.
Dëshmitari i dytë ishte dëgjuar Ilija Geçev, pronar i IGM Trejd, i cili tha se në vitin 2012 ka biseduar me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski për një tokë në Vodno.

I pyetur se cili ka qenë çmimi i parcelës, Geçev tha se ka qenë rreth një milion e dyqind-treqind mijë euro.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey