Parlamenti i rrëzoi amendamentin, Basha: U hodh poshtë pa asnjë debat! Aksioni i Bardhit dhe Berishës teatër që i shërben Ramës 

Kreu i PD-së zyrtare, Lulzim Basha në një konferencë për media ka komentuar rrëzimin nga Kuvendi të amendamentit për sigurinë Kombëtare.   Basha tha se u hodh poshtë pa asnjë debat, ndërkohë që hodhi akuza ndaj Kuvendi duke thënë se zvarritet me dokumente burokratike sa për të bërë detyrën.  Kreu demokrat komentoi dhe aksionin e […]

shkurt 8, 2024 - 16:00
 0  4
Parlamenti i rrëzoi amendamentin, Basha: U hodh poshtë pa asnjë debat! Aksioni i Bardhit dhe Berishës teatër që i shërben Ramës 

Kreu i PD-së zyrtare, Lulzim Basha në një konferencë për media ka komentuar rrëzimin nga Kuvendi të amendamentit për sigurinë Kombëtare.  

Basha tha se u hodh poshtë pa asnjë debat, ndërkohë që hodhi akuza ndaj Kuvendi duke thënë se zvarritet me dokumente burokratike sa për të bërë detyrën. 

Kreu demokrat komentoi dhe aksionin e opozitës, të cilin e cilësoi teatër që i shërben Edi Ramës dhe ministrave të tij. 

“Dita e sotme ka një monotoni dhe një të re. Monotonia është se përsëri në një teatër që i volit Edi Ramës dhe ministrave të tij të zhytur deri në fyt në afera, nuk pati asnjë akt parlamentar të opozitës. As për të kërkuar llogari as për të shprehur ku qëndroni opozita në raport me hallet e qytetarëve. Ky teatër do i pamundur nëse një pjesë e deputetëve të opozitës do të vendosnin interesat e njerëzve mbi interesat e ngushta. Ajo që mbetet është një qeveri që kalon aktet monstruoze pa debat. 

Është përgjegjësia për ato akte që cenojnë interesat kombëtare,. E reja është me këtë. Sot është kaluar një dilemat për strategjinë e sigurisë kombëtare. Jemi mësuar to cilësojmë punë rutinë, jo vetëm Shqipëria por dhe vende të tjera, u dehën kur hynë në NATO. Realiteti është shumë dinamik dhe nuk jemi të pavëmendshëm për rreziqet kombëtare dhe rajonale. 

Mundësia për një konflikt të armatosu mes NATO-s dhe vende të treta pas luftës së ftohtë nuk ka qenë kurrë më e mundur. Strategjia e sigurisë kombëtare duhej t’i nënshtrohej një debati politik dhe publik, është e pafalshme për një vend anëtar të NATOs që Kuvendi të zvarritet me dokumente burokratike sa për të bërë detyrën.  Amendamenti u hodh poshtë pa asnjë debat”,-tha Basha.