Partitë politike fillojnë gjahun pas votave, qytetarët: Ah sikur më shpeshë të ketë zgjedhje

Disa muaj para zgjedhjeve, partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë filluar gjuetinë për vota.

Para zgjedhjeve mundohen me mish e me shpirt ti përfondojnë disa projekte, me shpresën që marrin edhe një mandate qeverisës.

Ka kandidatë që asfaltojnë rrugë në zona rurale e urbane, disa bëjnë kanalizime e disa mundohet të rregullojnë ndonjë sistem të ujit të pijshëm.

Deri në ditën e zgjedhjeve politikanët do jenë aq të dashur me qytetarët, sa habiten edhe këta të fundit. Kandidatë e shpallur tashëm shëtisin në fshatra e qytete për ti takuar përsonalisht qytetarët, ju shtrëgojnë dorën, u buzëqeshin dhe ju japin një mal me premtime.

Në këto fushata përfshihen edhe ministra, deputetë e funksionarë tjerë partiak më të ulët. Qytetarët thonë për agjencinë e lajmeve INA se, luten që sa më shpeshë të ketë zgjedhje, sepse vetëm kur afrohen ato, duket sado pak dora e shtetit.

“Vetëm para zgjedhjeve asfalltohet ndonjë rrugë, rregullohet ndonjë kanalizim e behën disa punë sa për ti mobilizuar qytetarët. Do ishte mirë që projekte të mira për qytetarët të realizohen gjatë gjithë mandantit, por kjo nuk ndodhë”, thotë D.H. (55) për INA.

Por në fakt, Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë të kënaqur nga katërvjeçari i fundit i pushtetit lokal në komunat e tyre.

Të anktetuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI), janë shprehur të zhgënjyer për ecurinë e punëve në komunën e tyre, për çka shumica nuk mbështetë kryetarët aktual, ndërkohë që akoma më zhgënjyese është puna me këshilltarët komunal, të cilët për qytetarët janë gati se njerëz anonimë, ndonëse zgjedhen me vota të popullit.

Sipas sondazhit të IRI, nga qytetarët e pyetur të përgjigjen nëse punët në komunën e tyre lëvizin në drejtum të duhur ose në drejtim të gabuar, vetëm 24% kanë thënë në drejtim të duhur, 36% kanë thënë në drejtim të gabuar, ndërsa 37 për qind janë neutralë.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey