Partitë politike i paguajnë borxhet ndaj KQZ-së

Gatishmëri për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, shfaqën të gjitha partitë politike.

Krejt kjo u tha që në momentin kur Ramush Haradinaj, dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Madje partitë politike tashmë kanë rritur aktivitete në terren, ani pse zyrtarisht ende nuk është caktuar ndonjë datë për zgjedhje.

E për tu certifikuar për Komisionin Qendror Zgjedhor, subjekteve politike u duhet që ti shlyejnë të gjitha borxhet ndaj PZAP-së, raporton T7.

Këtë gjë duket se shumica e partive tashmë e kanë bërë, ani pse disa nga to kanë marrë gjoba të mëdha në zgjedhjet e kaluara nacionale e lokale.

Kështu LDK-ja tashmë ka paguar gjobën prej 78 mijë eurosh që kishte marrë në zgjedhjet lokale. PDK-ja ka shlyer gjobën prej 34 mijë eurosh, e VV tashmë ka paguar 39 mijë euro.

Por, ka edhe parti të cilat nuk i kanë shlyer ende borxhet në tërësi.

Bëhet fjalë për subjektin politik Alternativa dhe KTAP.

Alternativa është gjobitur me mbi 15 mijë euro, ndërsa deri më tani ka paguar 11.750 euro.

E pjesën tjetër të borxhit, do ta paguajë me këste, pasi që ka arritur një ujdi me Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ndërkohë, subjektet politike të cilat janë gjobitur nga PZAP-i dhe nuk i paguajnë gjobat, nuk do të mund të certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Në zgjedhjet e fundit lokale partitë politike janë gjobitur me mbi 257 mijë euro, ndërsa në ato nacionale me mbi 348 mijë euro.

The post Partitë politike i paguajnë borxhet ndaj KQZ-së appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 31, 2019 4:05 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=147990
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit