Partitë shqiptare me kandidat të përbashkët në një komunë në Maqedoni

Partitë shqiptare BDI, koalicioni ASh-AAA dhe PDSH do të garojnë me një kandidat të përbashkët në komunën e Çashkës. Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i përbashkët për kryetar komune, Suat Shaqiri që vjen nga radhët e BDI.

Ja postimi i tij në rrjetet sociale:

Ne vendosëm, bashkë !

Të ndëruar qytetar të komunës së Çashkës, të ndëruar miq e bashkëvendas. Pas përfundimit të perpilimit të listave për këshilltar komunal si dhe shpalljes së kandidaturave tashmë edhe zyrtarisht për kryetar të komunave, ju informojmë se në komunën tonë të gjitha partit shqiptare janë përcaktur që t’a mbështesin kandidaturen tonë si dhe te bashkohën në një listë për këshillin e komunës.

Suat Shaqiri – Kandidat për Kryetar të Komunës ( Bashkimi Demokratik Për Integrim -BDI )

Lista e këshilltarëve (Koalicion Lokal mes: Bashkimi Demokratik Për Integrim, Koalicioni Aleanca Për Shqiptarët dhe Alternativa , Partia Demokratike Shqiptare )

Ne u bashkuam, bashkimi do sjell fitorën! Na priftë e mbara”, ka shkruar shtabi i koalicionit.

Komuna e Çashkës është komunë e cila shtrihet në pjesën qëndrore të Maqedonisë së Veriut.

Bazuar në lëvizjet e popullsisë gjatë viteve 2002-2019 sipas të dhënave vjetore të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Maqedonisë së Veriut, në fund të vitit 2019 Komuna e Çashkës kishte 8,227 banorë, kurse struktura etnike e popullsisë ishte si vijon: Shqiptarë 48.1%, Maqedonas 44.2%, Turqë 5.2% dhe të tjere 2.5%.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey