Partizani merr vendimin drastik, shkarkohet trajneri pas humbjes së derbit

Sharing is caring!

Franko Lerda nuk do të jetë më trajner i Partizanit. Humbja në derbin ndaj Tiranës, i ka kushtuar stolin teknikut italian, i cili e ka mbyllur këtu aventurën me klubin e kuq.

Ka qenë presidenti Demi, ai që ka marrë vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda. Kujtojmë që 52-vjeçari mori drejtimin e të kuqve në fillim të sezonit, duke zëvendësuar Skënder Gegën i cili u shpall kampion me Partizanin pas 26 vitesh.

NJOFTIM I KLUBIT:

Klubi i Futbollit Partizani njofton se Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda. Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive.

Sharing is caring!

Loading...
shares