Partizani prezanton rikthimin e bujshëm në krye të stolit të kuq

Adolfo Sormani është zyrtarisht trajneri i Partizanit. Klubi i kuq, nëpërmjet një njoftimi ka zbuluar se 54-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjatë, çka reflekton besimin që ka presidenti Demi për këtë trajner.

“Klubi Futbollit Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Adolfo Sormanin. Trajneri 54-vjeçar ka qenë pjesë e klubeve të Juventusit e Napolit në Itali dhe së fundmi në krye të ekipit danez Velje, skuadër me të cilën regjistroi rezultate shumë pozitive.

Nën drejtimin e Adolfo Sormanit, i cili rikthehet në familjen e kuqe, përgjatë sezonit 2016-2017 ekipi arriti rezultate historike në kompeticionet europiane, duke u kualifikuar deri në fazën ‘play off’ të Europa League-s.

Trajneri Sormani, i cili ka nënshkruar një kontratë për 2 vite e gjysmë, është prezantuar sot nga presidenti Demi dhe menjëherë i është bashkuar ekipit në seancën stërvitore në kompleksin sportiv International Tirana’ në Pezë”, thuhet në njoftimin e klubit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey