Partnerja uron Shpatin në ditëlindjen e 36-të: Më dhurove forcë, buzëqeshje dhe…

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, feston sot (e shtunë) ditëlindjen e 36-të. Me këtë rast nuk kanë munguar urimet dhe dedikimet e miqve dhe fansave që mban në rrjete sociale, ndërsa një i tillë i është bërë edhe nga partnerja e tij, Selvije Jao.

Në ditën speciale, e fejuara ka treguar dashurinë e madhe që ka për artistin si dhe vlerësimin e madh kundrejt tij.

Ky është postimi i plotë i Selvijes
“Urime ditëlindjen burri im

Je shumë i mirë për të qenë i vërtetë.

Jeta ime nuk do të ishte e njejtë pa ty.

I ke mbushë të gjithë zbrazëtirat e zemrës time.

Më dhe forcë,buzëqeshje e më dhe dashuri si në përralla.

Ma more zemrën e i dhe shtëpi dhe lumturi.

Mbreti im ti, më je bekim!

Të dua aq shumë sa që nuk e them dot me fjalë,por ti e di se sa!

Të uroj shum shëndet e të gjitha të mirat o jetë,se buzëqeshja jote meriton shummmmmë!

Butësia dhe forca jote më ka bërë të kuptoj se cfarë është dashuria!

Mos ndrysho kurrrrrë e unë do ta falë të gjithë jetën time për lumturinë tënde!

Të dua më shumë se veten burri im”

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey