Pas 6 rasteve të reja me koronavirus në Gjilan, flet Haziri: Situata është nën menaxhim të plotë

Gjashtë raste të reja janë konfirmuar sonte në Komunën e Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se sot atje janë marrë 67 mostra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për testim për Covid-19.

“Sapo u njoftuam nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike se nga 67 mostrat, 6 rezultuan pozitive me #Covid19, 4 prej të cilave në qytet dhe 2 në Përlepnicë”, ka thënë Haziri.

“Urojmë që të infektuarit ta përballojnë sa më lehtë dhe pa shqetësime. Situata është nën menaxhim të plotë nga organet e emergjencave civile dhe shëndetësore”, ka shkruar Haziri në rrjetin social Facebook.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey