Pas dorëheqjes së Gërgurit, ja kush zgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Vushtrri

ldk-3-16

Tahiri kryetar i ri i Degës së LDK-së në Vushtrri.

Hysni Gërguri sot ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri.

Pas kësaj dorëheqje, drejtimin e degës së LDK-së e ka marrë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri që vjen nga kjo parti.

Lajmin se do ta drejtojë këtë degë të LDK-së e ka konfirmuar vetë Tahiri.

“Po, tashmë është vendosur që unë të jem kryetar i degës së LDK-së në Vushtrri”.

Madje Tahiri e ka falënderuar Gërgurin përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Më lejoni që në emrin tim e të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, të ju falënderoj nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për LDK e për Vushtrrinë”.

Ky është shkrimi i plotë i tij në Facebook:

I dashur Dr. Hys,

Miq e aktivist të LDK-së,

Më lejoni që në emrin tim e të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, të ju falënderoj nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për LDK e për Vushtrrinë.

Bashkë kemi fituar në zgjedhjet e vitit 2017, bashkë do të fitojmë sërish në Vushtrri e në gjithë Kosovën

LDK mbetet përgjithmonë familja jonë e përbashkët!

Zoti ju bekoftë!

Mirënjohës gjithmonë për bashkëpunimin tonë!

Me respekt,

Xhafer Tahiri

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey