Pas dorëheqjes së Zaevit, duhen edhe ato të Ahmetit dhe Mickoskit, flet avokati i njohur Bezhovski

Avokati i njohur me blogun e tij, Aleksandar Bezhovski sot në një intervistë për “Brifingun e mëngjesit” ka theksuar se pas dorëheqjes së Zoran Zaevit nga kreu i LSDM, duhet të pasojnë edhe dorëheqjet e liderëve të tjerë.

“Zaevi po tërhiqet duke mos dhënë arsye të qarta, por duke dhënë kontribut edhe për demokracinë e brendshme partiake. Karriget e lidershipit kanë atë mistikën e tyre. Por mendoj se është koha që të tërhiqet edhe Ali Ahmeti, ndërsa sa e di ka pakënaqësi edhe ndaj Mickoskit, dhe se në vend të tij mund të vjen Nikolla Popovski”, theksoi Bezhovski.

Ai thotë se VMRO-DPMNE ka fituar zgjedhjet e fundit lokale, por sipas tij kjo parti nuk ka përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë. Lexo më tepër në “Brifingun e mëngjesit”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey