Pas futjes së Romeos mbrëmë, Donaldi merr menjëherë këtë vendim në raport me Beatrixën

Mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Donaldi u surprizua nga vëllai i tij, Romeo.

Pas dy muajsh, dy vëllezërit binjak u takuan me njëri-tjetrin, ku mes lotësh e përqafimesh ata emocionuan publikun e gjërë të këtij formati, shkruan Reporteri.

Madje ata u bënë edhe një lojë banorëve duke ndërruar rrobat, e që Romeo më pas u fut në shtëpi, ku në fillim nuk u kuptua aspak nga banorët, derisa nuk vonoi shumë dhe Einxhel e zbuloi se ai ishte Romeo.

Por, kjo surprizë u komentua shumë, pasi ndjekësit në rrjete sociale po thonë se ai i ka lëshuar disa sinjale Donaldit.

Madje, tani ka ndryshuar edhe pak qëndrimin e tij ndaj Beatrixit, ku ai zgjodhi të mos flinte me të e kjo ka shkaktuar debat edhe në rrjete sociale.

Madje edhe sot gjatë ditës, derisa Donaldi po vazhdonte të flinte, Beatrixa i futet në krevat, ndërsa ai vazhdon t’i thotë se dëshiron të flejë.

Përveç kësaj, një gjë mjaft e komentuar mbetet edhe një 20 mijë lekësh në pantallonat e Romeos, e që sipas ndjekësve të këtij formati, aty ndodhej një mesazh për Donaldin të cilin ai veçse e lexoi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey