Pas largimit nga ‘Big Brother’, Fifi bëri këtë ndryshim në pamjen e saj!

Zbuloni ndryshimin që Fifi bëri pak javë pas largimit nga “Big Brother”

Filloreta Raçi, e njohur ndryshe me emrin e artit Fifi, ka qenë një nga banorët më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

Edhe pse fansat e saj e donin sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo vendosi që të largohej që të kujdesej për veten.

Pas një situate të pakëndshme gjatë një spektakli, kantautorja e njohur shprehu dëshirën për të dalë dhe për qëndruar e lirë me njerëzit e saj më të dashur. Prej disa javësh, Fifi i është kthyer normalitet dhe është duke e shijuar jetën jashtë shtëpisë.

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun ka bërë një ndryshim në pamjen e saj duke u shndërruar në brune, teksa ndjekësit e kanë pëlqyer pamjen e re.

“Të gjithë e duan një brune”, ka shkruar në përshkrimin e fotografive të publikuara në profilin e saj në “Instagram”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey