Pas Medvegjës, plani “B” i Serbisë për Bujanocin dhe Preshevës

Editorial nga INA

Serbia po realizon me sukses planin e spastrimit të heshtur të komunave shqiptare në jug të territorit të saj. Një diplomat i lartë europerëndimor thotë për INA se pushteti serb tashmë ka realizuar me sukses planin me Medvegjën, duke arritur që të zhbëjë elementin dominues shqiptarë përmes pasivizimit dhe shlyerjes së tyre, duke i pamundësuar që nesër të pajisen edhe me dokumente personale dhe të pronave të tyre.

Sipas tij, tanimë plani “B” serb po realizohet me Bujanocin dhe Preshevën, ku heshturazi po vijon shlyerja dhe pasivizimi i adresave, të gjithë atyre që janë në kurbet, por edhe ato që tashmë veprojnë dhe po jetojnë në Kosovë. “Kjo po ndodhë, por liderët lokal janë të pafuqishëm dhe janë të përçarë thellësisht, dhe e gjithë ky skenarë i përçarjes sigurisht se i shkon në favor Beogradit”, thotë diplomati europerëndimor.

Plani “B” serb po realizohet me sukses duke përçarë thellësisht subjektin e hutuar politik, që ka krijuar konflikt të egër miop në baza lokale, e që synon kacafytje dhe betejë deri në fund , deri në zhdukje brenda llojit, e duke lënë anash interesin e banorëve.

Në Bujanoc së fundi po koketohet për një pushtet që do të kryesohej nga Nenad Mitroviqi i partisë SNS të Aleksandar Vuçiq. Plani i pushtetit serb është që të rrënojë koalicionin aktual i përbërë nga partitë shqiptare që kanë 26 këshilltarë (10 PD, 8 PVD, 4 LPD, 3 APN, 1 UDSH) nga 41. Siç dihet për shkak të përçarjes së partive shqiptare dhe daljes së tyre veç e veç në zgjedhje, për 80 vota më pak partia e Vuçiqit SNS u radhit e dyta pas Partisë Demokratike të Nagip Arifit, që aktualisht është kryetar komune. Së fundi kanë nisur koketimet e disa përfaqësuesve politik shqiptar me SNS dhe se flitet për takime të realizuara mes tyre, për formimin e një koalicioni të ri. Shqetësimet janë se pushteti serb po tenton të krijoj “status quo” por edhe kaos në këtë komunë të qeverisur nga shqiptarët, që në anën tjetër të realizoj planin e Medvegjës.

Ndërsa një situatë kaosi dhe të tensionuar mes subjekteve shqiptare është krijuar edhe në Preshevë, ku edhe pas përfundimit të zgjedhjeve, nuk ka as edhe një lëvizje për formimin e koalicionit qeverisës, në këtë kohë pandemie dhe kur edhe në Preshevë po zbatohet plani i Medvegjës, por subjektetet kanë frikë të flasin për këtë dhe iu shmangen si gjithnjë. Po shihet qartë që partitë shqiptare për shkak të ndasive të thella dhe urrejtjes ekstreme, nuk po arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët për një koalicion gjithëpërfshirës. Nuk po arrihet marrëveshje, as edhe mes tre subjekteve që nuk dolën të parat në zgjedhje dhe që për shkak të interesave të tyre të ulta, nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët të qeverisjes.

Në Bujanoc e Preshevë do të shlyhen adresat e gjithë atyre mërgimtarëve që kanë investuar milionë euro për shtëpitë e pasurinë e tyre. Por edhe të gjithë atyre që tashmë po bëjnë jetë në Kosovë, si shkak i papunësisë në këto komuna, që konsiderohen më të varfërat në Serbi, dhe ku nuk prek dora e shtetit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey