Pas mesnate, policia kapi 11 femra duke argëtuar klientë në një lokal në Tetovë

Policë nga Sektori i Punëve të Brendshme dhe inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, mbrëmë, prej orës 23:35 deri 50 minuta pas mesnatës, kanë realizuar aksion kontrollues në objektin hotelerik në rrugën “Kole Nedelkovski” në Tetovë.

“Gjatë kontrollit, në objekt janë kapur 11 femra të cilat i kanë argëtuar të pranishmit. 9 nga femrat e kapura ishin shtetase të huaja, nga Serbia, Ukraina, Shqipëria, Moldavia, Lituania, Bullgaria dhe Rusia të moshës prej 20 deri në 34-vjeç. Ato, janë privuar nga liria bashkë me 24-vjeçarin e punësuar në objekt dhe dy femra nga vendi ynë”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Si pasojë, është mbyllur edhe objekti nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, ndërkaq ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas çfarë do të vijojnë kallëzime përkatëse./TV21

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey