Pas ribashkimit, çfarë po paralajmërojnë Mozzik dhe Loredana

Mozzik dhe Loredana kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi u përfolën gjatë për një rikthim të mundshëm. Pavarësisht se reperi mohoi ribashkimin, faktet tregojnë të kundërtën.

Pas shumë videove dhe fotove që qarkulluan në rrjete sociale, dyshja e famshme udhëtuan së bashku me vajzën e tyre drejt Dubait. Ndonëse nuk e kanë konfirmuar ende publikisht, fotot e publikuara konfirmuan thashethemet që qarkullonin prej kohësh.

Madje, është përfolur se po përgatiten për të sjellë një tjetër projekt muzikor së bashku. Ishte Loredana, e cila disa ditë më parë publikoi një foto me një mashkull krah saj, ku shiheshin të veshur me bluza të njëjta, dhe nga silueta vihej re se bëhej fjalë për reperin.

Po ashtu, pak orë më parë ishte dhe Mozzik që publikoi një foto, në të cilën shihej dhe Loredana, ndërsa ka shkruar: Kush është vajza në foto?” Duke qenë se është spekuluar se ata po vijnë me një duet, imazhet e publikuara mund të kenë lidhje me klipin e ri.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey