Pas rritjes së rasteve, Gjiko bën thirrje për vaksinim: Dikur fajësonim shtetin që nuk po ka vaksina, tani që janë askush nuk i merr

Ditën e djeshme u shënua një rekord i ri i rasteve me coronavirus.

Brenda 24 orëve 1,009 qytetarë rezultuan pozitivë dhe dy të tjerë humbin jetën nga COVID-19.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe reperi i njohur shqiptar, Gjiko, i cili u bën thirrje të gjithëve që të vaksinohen.

“Dikur e fajësonim shtetin që nuk po ka vaksina, tani që janë nuk shkojnë me i marrë. O popull i dashur vaksinohuni se nuk po dhimbke”, ka shkruar Asdren Gjikolli në postimin e ndarë në InstaStory.

Gjiko së bashku me partneren e tij, prezantuesen Elita Rudi, morën vaksinën antiCOVID në muajin që lamë pas.

Ndryshe, me rritjen e rasteve u vendosën edhe masat e reja nga Qeveria e Ministria e Shëndetësisë të cilat hyjnë në fuqi nga 20 gushti.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey