Pas sherrit në lokal/ Dy vëllezër shqiptarë rrahin në mes të rrugës një 32 vjeçar

Dy vëllezër shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane, pasi dhunuan një 32-vjeçar, pas një sherri që patën në një lokal ku po qëndronin.

Të dy vëllezërit shqiptarë, përkatësisht 27 dhe 33 vjeç pasi u zunë në ambientet e lokalit në krahinën e Reggio Emilia u larguan duke lënë të kuptohet se gjithçka iu kthye normalitetit.

Por disa orë më vonë të dy vëllezërit prisnin që djali të dilte nga klubi dhe e sulmuan atë në rrugë duke e rrahur me shkelma dhe grushte.

Përleshja e dhunshme u raportua nga disa kalimtarë, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë 32-vjeçari u dërgua në spital, pasi kishte pësuar frakturë në kockat e hundës dhe disa nxirje në trup. Mjekët e spitalit thanë se atij do t’i duhen të paktën 25 ditë që të shërohet.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey