Pas shkarkimit të Gjergj Dedajt, burri i Vjosa Osmanit udhëheq me Ambasadën e Kosovës në Maqedoni

Që nga dje Ambasada e Kosovës në Maqedoni ka mbetur pa shef të misionit pasi Gjergj Dedaj është shkarkuar nga pozita e ambasadorit në këtë vend fqinj. Presidentja Vjosa Osmani pas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ka dekretuar lirimin nga detyra e ambasadorit Dedajn, që në këtë pozitë ishte emëruar nga ish-Presidenti Hashim Thaçi në tetor 2018.

Me shkarkimin e Dedajt nga postimi i ambasadorit në Shkup, Ambasada e Kosovës ka mbetur pa shef të misionit, shkruan Reporteri.

E zëvendës shef i misionit në vendin fqinj të Kosovës është Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani.

Me largimin e Dedajt nga ambasada, shef i misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoni në cilësinë e të ngarkuarit të përkohshëm me punë është bashkëshorti i Presidentes Osmani.

Sadriu do të jetë shef i përkohëshëm i Ambasadës deri në emërimin e ambasadorit të ardhshëm kosovar në Shkup.

Kujtojmë që Prindon Sadriu është diplomat i karrierës në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ai në pozitën e zëvendës-shefit të misionit të Kosovës në Maqedoni ishte emëruar në korrik të vitit 2019, i cili mbanë gradën e ministrit në shërbimin diplomatik të Kosovës.

Dje me anë të dekreteve Osmani ka shkarkuar 12 ambasadorë të Kosovës nëpër botë me arsyetimin se janë të emëruar politikisht.

Pos Dedajt, të shkarkuar janë edhe Beqë Cufaj në Gjermani, Nait Hasani në Shqipëri, Arbër Vllahiu në Çeki, Lirim Grejqevci në Holandë, Shpend Kallaba në Hungari, Gezim Kasapolli në Kroaci, Avni Kastrati në Slloveni, Hajdin Abazi në Australi, Ylber Hysa në Mal të Zi, Avni Arifi në Emiratet e Bashkuara e Amir Ahmeti në Katar.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey