Pas takimit Zaev-Mickovski, BDI duhet të përgjigjet duke nënshkruar amendamentet e opozitës për bllokimin e Kuvendit

Fejzi HAJDARI

Artan Grubi, po besa edhe bashkëpartiakët e tij, tërë kohën po mundohen diçka të aktrojnë, tërë kohën po mundohet ta hedhin fajin diku tjetër, por pa sukses. Ata janë në pushtet. Ata kanë në dorë mekanizma institucionalë për të vepruar, nuk kanë nevojë për deklarata. Një veprim i tyre, ka peshën e një mijë deklaratave. Nuk ka nevojë për fjalë, ka nevojë për veprim.
Grubi dhe funksionarët tjerë të BDI-së mund t’i gjejnë deklaratat më të mençura në botë për të akuzuar opozitën, mund t’u japin miliona analistave të pavarur partiakë, për të ju thurrë lavde e arsyetime, mirëpo realiteti është i qartë. Si parti në pushtet, ata posedojnë kapacitetin më të madh për të ju përgjigjur takimeve monoetnike të maqedonasve. Meqë kanë zgjedhur deklaratat, në vend të veprimit, domethënë bishti është zënë diku me derë. Ndoshta edhe do të arrijnë sukses me PR-in e tyre për të manipuluar opinionin edhe kësaj radhe, por shqiptarët nuk fitojnë asgjë. Vetëm se humbin.

Prandaj Grubi dhe bashkëpartiakët e tij duhet të esëllohen. Duhet të dalin nga ndikimi dhe filozofia sllave që i këshillon në stilin “gllupi se shiptarite, mozhete da gi manipulirate kako sakate, do izbori qe zaboravat i pak qe gllasat za DUI”. Nuk duhet të ju besojnë as premtimeve eventuale se “ne do të ju nxjerrim fitues në çdo cikël zgjedhor përmes sistemit elektronik të numërimit të votave, pa marë parasysh se si votojnë shqiptarët”.
Mos t’i dëgjojnë këshilltarët sllavë nëse u thonë se shqiptarët mashtrohen vetëm fjalë, nuk ka nevojë për vepra konkrete. (Dorën në zemër nuk duhet të dëgjojnë as këshillat e disa mendjeve-llallë nga Shqipëria, që për të fituar nënshtetësinë e Maqedonisë janë në gjendje të këndojnë ashtu siç u kërkon pushteti). Ka kaluar ajo kohë. Duhet ta pranojnë se nuk janë në gjendje t’i përdorin mekanizmat që i kanë në disponim. E dimë mirë se pse nuk mund t’i përdorin, ani pse nuk po ua themi publikisht. Do tua falim.

Por duhet të përmirësohen. Pas simbolikës së qartë nga takimi Zaev-Mickovski, se “Makedonija e na makedoncite”, puna e parë që duhet ta bëjë BDI-ja, është të nënshkruajë amendamentet e opozitës shqiptare për bllokim të Kuvendit.
Për fillim, kjo do të ishte përgjigja më e mirë simbolike se edhe shqiptarët kanë hisen e tyre këtu. E pastaj duhet të mendohet edhe për hapat tjerë konkretë si të veprohet, nëe subjektet maqedonase nuk tërhiqen nga filozofia “Makedonija e na makedoncite”. Fjalë ka me thes, por një vepër vlen më shumë se një milion fjalë.
Atëherë BDI do të rikthejë legjitimitetin për të thirr dhe për të marë pjesë në takime të subjekteve shqiptare. Deri atëherë mbetet në fuqi deklarata e Zaevit se në takimin me Mickovskin ka folur në emër të partnerëve të koalicionit, që përfshin edhe BDI-në.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey