Pas tërmetit, Policia e Shtetit zbulon qenin që shpëton jetë njerëzish (VIDEO)

Sharing is caring!

Brandi është heroi me 4 putra i Policisë së Shtetit, dhe efikasiteti që ai tregoi në kërkimin e banorëve nën rrënojat që la pas tërmeti i 26 nëntorit, vjen nga një stërvitje e përditshme e mirorganizuar nga ana e trajnerëve të tij.

Policia e Shtetit publikoi sot pamje të stërvitjes së përditshme të Brandit, qenit që tashmë e njohin të gjithë nga transmetimet televizive të kërkimeve nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, të rrëzuar nga tërmeti.

Në media qarkulluan edhe lajme se në 4 vite ishin harxhuar 1,1 milionë Euro për stërvitjen e qenëve për këto lloj ndërhyrjeje, por që nuk ishin publikuar asnjëherë më parë.

Sharing is caring!

Loading...
shares