Pas thuajse 20 viteve, Ministria e Arsimit: Hiqet nga përdorimi libri i gjeografisë

Ministria e arsimit dhe shkencës në Maqedoninë e Veriut ka informuar sot se është hequr nga përdorimi libri i gjeografisë për vitin e dytë të shkollave të mesme. Ministrja e arsimit, Mila Carovska sot nënshkroi vendimin e Komisionit me ç’rast libri kontestues është hequr nga procesi arsimor.

“Komisioni ka konstatuar se libri është i ngarkuar me të dhe dhëna dhe fakte statistikore që nuk janë në përputhje me qasjen didaktike – metodike për moshën e fëmijëve. Po ashtu, në disa përmbajtje mësimore në libër janë shkelur parimet e paprekshmërisë së kulturës, historisë dhe vlerave të tjera të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore, gjë që është në kundërshtim me Ligjin për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm”, thekson Ministria e arsimit. Ky libër ishte miratuar dhe ishte përfshirë në programin mësimor në vitin 2002, përcjell INA.

Sipas ministres Carovska, lëshimet që janë evidentuar në disa libra dhe materiale, do të hiqen tërësisht dhe do të kenë zgjidhje sistematike, me reformat në arsim.
Lajmin për tërheqjen e këtij libri e kumtoi dje edhe zëvendëskryeministri Artan Grubi duke shprehur faleminderime për siç ka shkruar ministren e Arsimit, znj. Milla Carovska dhe ish ministrin e deputetin aktual z. Arbër Ademi për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në këtë drejtim.” “Punët e përbashkëta gjithmonë kanë dëshmuar sukses, andaj do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm që të vendosim funksionalitet në sferën e arsimit”, ka shkruar Grubi.

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi ka thënë se libri skandaloz i gjeografisë edhe mund të tërhiqet, por kush do të merr përgjegjsinë për një të pavërtetë qëllimkeqe që është lejuar të qarkulloj për vite.
” Libri skndaloz i gjeografisë ndoshta edhe tërhiqet nga përdorimi, por kush do të merr përgjegjësinë për një të pavërtetë qëllimkeqe që është lejuar për vite të tëra të qarkullojë përmes një libri shkollor dhe të mësojnë shumë gjenerata gjëra absolutisht të pavërteta?! Përgjegjësia mund të jetë ligjore, politike dhe morale. Cila nga këto përgjegjësi është funksionale në RMV?! E kaluara dhe e tashmja fatkeqësisht tregojnë se asnjëra.”, ka nënvizuar Mehmedi.

Libri i gjeografisë në disa pjesë ishte fyes dhe falsifikues për historinë e shqiptarëve. “Prej shqiptarëve të Maqedonisë ekzistojnë fise që e llogarisin veten si autokton, kryesisht ato janë popullsi maqedone që gjatë periudhës së sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Midis tyre ka edhe nga ndonjë fis që e ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze”, thuhet në librin e Gjeografisë. Kjo është vetëm një pjesë e një teksti të librit të Gjeografisë që kanë mësuar thuajse 20 vjet nxënësit në vitin e dytë të shkollës së mesme. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey