Pas vrasjes në Iran, Greqia “blindon” ambasadën amerikane e atë izraelite

Për përballimin e një rreziku të mundshëm të përshkallëzimit edhe më të madh të konflikteve në Lindjen e Mesmes pas vrasjes së gjeneralit iranian, Greqia e ndodhur pranë kësaj zone të nxehtë, ka marrë masa të rrepta orët e fundit.

Edhe pse nuk përfshihet në listën e vendeve me të cilat republika islamike donte të hakmerrej për vrasjen e Sulejmanit, Athina zyrtare ka urdhëruar menjëherë që ambasada amerikane në bulevardin Mbretëresha Sofia të kryeqytetit grek, të ruhet më mirë se kurrë.

E njëjta gjë vlen dhe për ambasadën izraelite, apo edhe kompani interesash nga të dyja këto vende. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ndërpreu vizitën e tij dyditore në Athinë pas nënshkrimit të marrëveshjes për gazjsellësin Eastmed dhe u largua menjëherë drejt Tel Avivit, ku sapo zbriti nga avioni ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj SHBA në aktin e saj ndaj komandantit iranian.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey