Pas vrasjes së gjeneralit “shpërthen” Irani, ja çfarë po ndodh në Teheran (FOTO)

Pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani, mijëra njerëz kanë vërshuar rrugët e Teheranit për të protestuar kundër Shteteve të Bashkuara.

Shumica e protestuesve mbanin fotografinë e tij, ndërsa disa prej tyre kanë djegur flamurin amerikan.

Në Iran janë shpallur tri ditë zie pas vrasjes së gjeneralit Soleimani, ku ushtria amerikane e lokalizoi në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit dhe kreu një sulm ajror me dron duke lënë të vdekur edhe disa zyrtarë tjerë ushtarakë të Iranit.

Soleimani ishte komandant i njësisë elitare Quds, ndërsa njihej në opinionin si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey