Barcelona është refuzuar edhe nga një tjetër trajner i njohur.
Gjetja e një trajneri të ri për Barcelonën është shndërruar në një problem jo të vogël.
Pas Xavi Hernandez, është Ronald Koeman që i ka thënë ‘Jo’ Barcelonës.
Mundo Deportivo shkruan se tekniku holandez ka refuzuar të marrë drejtimin e Barcelonës në këtë fazë të sezonit, përcjell lajmi.
Koeman dëshiron të përmbush angazhimin me ekipin kombëtar të Holandës, ku në verën e vitit 2020, do të jenë pjesëmarrës në EURO 2020.
56 vjeçari, ka mbetur i befasuar nga thirrja e Barcelonës, shton mediumi spanjoll.