“Pashë vdekjen me sy”, Fifi përjeton eksperiencën më të frikshme

Fifi është mjaft aktive në rrjete sociale dhe shpeshherë ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj e përditshme.

Mbrëmjen e sotme ajo ka treguar se ka përjetuar një moment të frikshëm, aq sa ka menduar për një moment se ka parë vdekjen me sy.

Fifi ka publikuar videon e këtij momenti dhe ajo shfaqet realisht e frikësuar.

“Jam e shokuar. Po bëja një video, po prisja në semafor në makinë. Dhe e dini çfarë përjetova?! Pashë vdekjen me sy 100%. Videoja tjetër do ju tregoj, mund të dëgjoni zhurmat”, shpjegon Fifi.

Më herët Fifi ka treguar për të gjithë ndjekësit se ka përjetuar ankth si dhe ka bërë publike pasojat që i ka lënë kjo gjë, takikardinë dhe po ashtu nuk mund të përballojë emocione të forta. Por pavarësisht kësaj, ajo ka arritur ta kontrollojë veten dhe është e lumtur.

“Po kam kalu dhe normal qe ka pasoja ajo gjeja ..M’ka lane takikardinë ama kjo eshte e veqanta jem dhe e kontrolloj, une ate, dhe jo ajo mua.. Nuk perballoj dot emocione te forta as negative as pozitive ..e prap jam e lumtur qe mund te dashuroj pa kontroll”, ka shkruar ajo.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey