Pasi e votuan, Osmani ka një porosi për Reshitajn, Graincën e Pacolli

Vjosa Osmani falenderon veçanërisht deputetët e LDK-së, Reshitajn, Graincën e Pacollin.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin me rastin e zgjedhjes në krye të shtetit me 71 vota pro.

Osmani gjatë fjalimit të saj mes tjerash ka falenderuar deputeten Albena Reshitaj, ish-deputeten e PDK-së Adelina Granica dhe kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Dua t’i falenderoj edhe deputetët e tjerë. Deputeten Reshitaj, deputeten Granica, deputetin Pacolli. Që të gjithë sot dëshmuam se Kosova është atëdheu ynë i përbashkët”, ka thënë Osmani.

Gjatë fjalimit, Osmani ka përshëndetur edhe deputetët e LDK-së të cilët qëndruan në sallë gjatë procesit të votimit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey