Pasi Gjesti kapërceu murin, Leo: E bëri për të marrë vëmendje, tentoi edhe në Kosovë
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Leo, ishte i ftuar në Fun Club së bashku me Lelën, ku diskutuan për momentin kur Gjesti kapërceu murin rrethues të Big Brother VIP Albania. Leo tregoi se edhe ai kishte tentuar të bënte të njëjtën gjë në edicionin e Kosovës. Sipas tij, Gjesti kërkon vazhdimisht të tërheqë vëmendjen […]


Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Leo, ishte i ftuar në Fun Club së bashku me Lelën, ku diskutuan për momentin kur Gjesti kapërceu murin rrethues të Big Brother VIP Albania.
Leo tregoi se edhe ai kishte tentuar të bënte të njëjtën gjë në edicionin e Kosovës.
Sipas tij, Gjesti kërkon vazhdimisht të tërheqë vëmendjen me gjeste që nuk janë bërë më parë, për të krijuar zhurmë rreth emrit të tij.
“Për favor të lojës së tij, ai mendon gjithmonë se çfarë të bëjë për të kapur sa më shumë vëmendje
Kjo ka qenë një lëvizje për të bërë namin, për të krijuar zhurmë”, – tha Leo.
Kur u pyet nga Heidi nëse veprimi i Gjestit ishte rezultat i presionit, ashtu siç kishte deklaruar ai, Leo u shpreh se ka respekt për të, pasi izolimi për një kohë kaq të gjatë është i vështirë.