PD kërkon ngritjen e komisioneve hetimore, PS vendos të ndryshojë ligjin

Prej muajsh opozita ka kërkuar ngritjen e Komisioneve hetimore parlamentare, gjë e cila është refuzuar nga PS. Për mazhorancën, kërkesat e opozitës nuk ishin në përputhje me kushtetutën e vendit. Lidhur me komisionet hetimore, PS ka vendosur që të bëjë disa ndryshime ligjore. Mësohet se kjo forcëq politike e ka depozituar në Kuvend kërkesën për […]

Nëntor 30, 2023 - 14:15
 0  8
PD kërkon ngritjen e komisioneve hetimore, PS vendos të ndryshojë ligjin

Prej muajsh opozita ka kërkuar ngritjen e Komisioneve hetimore parlamentare, gjë e cila është refuzuar nga PS. Për mazhorancën, kërkesat e opozitës nuk ishin në përputhje me kushtetutën e vendit.

Lidhur me komisionet hetimore, PS ka vendosur që të bëjë disa ndryshime ligjore. Mësohet se kjo forcëq politike e ka depozituar në Kuvend kërkesën për ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore.

“Doja të ndaja një njoftim me ju. Në emër të PS, si deputete e PS kam depozituar nismën për disa shtesa dhe ndryshime për komisionet hetimore, Dua të them se produkti që u formalizua që u depozitua si projektligj është produkt i një pune disamujore. Që në krye të herës është folur në Kuvend për nevojën e rishikimit për komisionet hetimore, nga opozita dhe maxhoranca. Në këtë ligj nuk janë reflektuar vendimet e gjykatës kushtetuese. Përfundimin e punës për komisionet hetimore siç është çështja e inceneratorëve nga të dy përfaqësuesit, të maxhorancës dhe të opozitës, secili nga këta përfaqësues kanë kërkuar rishikim të ligjit për komisionet hetimore.”, tha Felaj.