PD me skenar të ri për politikën e vitit 2020, dilemat i shuan Edi Paloka

2019 u mbyll pa zgjidhje të krizës politike, ndërsa për vitin 2020 demokratët duhet me patjetër t’i japin fund problemeve të vjetra. Rrugët mbeten të njëjta. Sipas Edi Palokës, e vetmja mënyrë, çfarë do të bëjë Rama për të zgjidhur krizën, janë zgjedhjet e parakohshme dhe t’i japim mundësi shqiptarëve që me vullnet të lirë të zgjedhin ata që do i qeverisë, ndryshe gjërat do të shkojnë vetëm keq. Shpresoj dhe uroj dhe gjasat janë që viti 2020 të jetë vit ndryshimi.

I pyetur sesi do e realizojë qëllimin e saj opozita? Paloka ka këtë përgjigje për Top Channel. “E gjithë bota i thotë ta njohë dhe ta zgjidhë krizën. Rama nuk e njeh krizën. Edhe BE edhe kushtet që i janë vënë Ramës flasin për krizën. Së pari ta njohë dhe ta zgjidhë, së dyti pa opozitën s’mund ta zgjidhë krizën”.

Në janar demokratët do të bëjnë publike propozimet për Reformën Zgjedhore dhe presin që hapin e radhës ta hedhë mazhoranca për t’u ulur me opozitën jashtë parlamentit.

“Nëse nuk është dakort me propozimet tona të ketë një kundër propozim se duam atë tryezë që pranoni ju dhe të kemi tryezë tjetër, por jo atë komision që ai përfaqëson parlamentin vetëm të një pale. Ne jemi të gatshëm. Ne nuk e shuajmë funksionin e komisionit se në fund fare kodi zgjedhor aty do miratohet” – tha Paloka.

Zbutja e retorikës para vendimit të negociatave dhe pas tërmetit të 26 nëntorit u lexua si zbutje qëndrimi në krahun kundërshtar, por nënkryetari demokrat Edi Paloka mohon dhe flet për qëndrim të detyruar.

“Dy armëpushime të detyruara, por jo paqe me Ramën. Kishim krizë politike dhe jemi para një krize humanitare, janarin se shoh ndryshe vetëm si përballje me këtë qeveri” – deklaroi ai. Në janar pritet që opozita të mbledhë strukturat për të vendosur për aksionin e ri politik./Top Channel

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey