“PDK do duhej t’i kishte të paktën dy kandidatë për kryetar”

Opinionistja Jehona Lushaku, thotë se PDK do duhej t’i kishte të paktën dy kandidatë për kryetar.

Kjo siç thotë ajo për të dëshmuar se ka garë të brendshme.

”Partia më e madhe opozitare që ka organizuar një konventë zgjedhore, do duhej të kishte të paktën dy kandidatë, për të dëshmuar se ka një garë të brendshme për të pasur një luftë alternativash, programesh në mënyrë që anëtarësia e konventës në përgjithësi të kishte mundësi të përzgjidhte më të mirën. Ne nuk kemi parë një garë dhe kjo konventë dallon nga ato të tjerat meqë po mbahet në gjysmë të mandatit, është në një gjendje paksa më të jashtëzakonshme për shkak të ish-liderit të saj për shkak se është në Hagë. Përndryshe partitë politike siç është PDK, do duhej të kishin përzgjedhje të programeve dhe jo vetëm të kandidaturave”, tha ajo në klan Kosova.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey