PDK emëron Agim Aliun kandidat për kryetar të Ferizajt

Agim Aliu, kandidat i PDK-së për kryetar të Ferizajt.

Agim Aliu do të jetë edhe njëherë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Ferizajt.

Këtë e bëri të ditur Enver Hoxhaj, ushtruesi i detyrës së kryetart të PDK-së në një konferencë për media, në të cilën tha se Aliu është i duhur për të qenë sërish kryetar i Ferizajt.

“Prandaj sot jam këtu që t’i them tri gjëra. Së pari ta falënderojë në emër të PDK-së për punën e madhe dhe të suksesshme që ka bërë kryetari, për qeverisjen e mirë në komunën e Ferizajt. Së dyti i kërkojë agimit që të jetë edhe një mandati për kryetar të komunës dhe gjithë ne i themi po kandidaturës së Agim Aliut. Së treti, si parti e lirisë, pavarësisë dhe ndryshimit këtë model ta bartim në shumë komuna të tjera të Kosovës.Kudo që lëviza në qytet edhe nuk është vetëm sot që jam në Ferizaj, e pash dorën dhe punën e Agim Aliut. E pash dinamikën e punëve dhe gjallërinë”, ka thënë Hoxhaj

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey